LAJMI I FUNDIT:

Twitter pezullon aplikacione

Twitter pezullon aplikacione

Twitter të premten ka pezulluar tri aplikacionet kryesore mobile të palës së tretë për shkak të shkeljes së politikave të shfrytëzimit.

Ky rrjet për shoqërim ka paralajmëruar në njoftimin e publikuar në blogun e tij zyrtar se ka pamundësuar punën e aplikacioneve vijuese: UberTwitter e cila është për platformën BlackBerry, Twitroyd për pajisjet Android dhe UberCurrent e cila shfrytëzohet në pajisjet iPad e Phone.

Pronari i të tri aplikacioneve është kompania UberMedia e cila ka qenë kohë më parë në lajme për shkak të planeve të saj për të blerë klientin e popullarizuar të Twitterit – TweetDeck.

Twitter njofton se kjo kompani disa herë ka tërhequr vërejtjen për problemin e shkeljes së licencave nga ana e aplikacioneve të përmendura. /Telegrafi/