LAJMI I FUNDIT:

iOS 4.3 del më 28 shkurt?

iOS 4.3 del më 28 shkurt?

Informata e fundit që është publikuar në internet lidhur me versionin e fundit të sistemit operativ të kompanisë Apple, iOS, përkatësisht iOS 4.3 ishte se do të lansohej më 14 shkurt.

Mirëpo pasi që sot është data 15 shkurt, ndërsa ky version ende nuk është publik, ka rezultuar që ky lajm të mos jetë i saktë.

Tani, sipas faqes “9 to 5Mac” thuhet se Apple do ta lëshojë versionin e sistemit të saj operativ iOS 4.3 më 28 shkurt, ndërsa lajmi i njëjtë është parë edhe në gazetën e dedikuar për iPad, The Daily.

Kjo, edhe më shumë e krijon përshtypjen se iOS 4.3 me sistemin e saj të ri të abonimit do të bëhet publik më 28 shkurt, ndërsa edhe nëse kjo datë shtyhet, ne përsëri do të ju informojmë. / Telegrafi /