LAJMI I FUNDIT:

Nokia kalon në Windows Phone 7

Nokia kalon në Windows Phone 7

Në deklaratën e fundit për publik, gjiganti finlandez i komunikimit Nokia ka njoftuar për partneritetin e vet strategjik me Microsoft. Për përdoruesit e fundit të produkteve të tyre kjo do të nënkuptojë shfrytëzimin e platformës mobile Windows Mobile në pajisjet e tyre.

Bashkëpunimi do të zhvillohet në disa nivele, Windows Phone 7 do të bëhet platformë dominuese në telefonat e mençur të Nokias, makina primare e kërkimit do të bëhet Bing, Nokia Maps do të bëhet pjese e shërbimit mapping të Microsoft, e aplikacionet ekzistuese dhe dyqani i aplikacioneve të Nokias do të integrohen në dyqanin Marketplace të Microsoftit.

“Partneriteti do të sjellë përparësi të dukshme për blerësit, programuesit, operatorët e telefonisë mobile dhe afarizmit në mbarë botën. Të dy kompanitë janë jashtëzakonisht të ngacmuara për rrugëm të cilën po e marrim bashkë”, thuhet në deklaratën zyrtare.


Padyshim që presioni tepër i madh i konkurrencës në fushën e telefonave të mençur, Apple para së gjithash, e ka bërë të veten. /Telegrafi/