LAJMI I FUNDIT:

Adobe Flash 10.2 del nga faza eksperimentale

Adobe Flash 10.2 del nga faza eksperimentale

Adobe ka njoftuar se versioni Flash 10.2 ka dalë nga faza eksperimentale dhe tani është i gatshëm për shkarkim.

Ky version ofron disa funksione të reja: pamje të plotë për sistemet multi-monitor, shikim të videove në definicion të lartë (HD), stil të lehtë të shkronjave, mbështetje për Internet Explorer 9 si dhe funksionin e ri Stage Video që lejon po ashtu shikimin e videove në HD pa sakrifikuar performansën e procesorit.

Tani për tani shumë sajte janë duke punuar që ta zbatojnë funksionin Stage Video duke përfshirë YouTube, Brightcove dhe Vimeo.

Adobe thotë që implementimi i Stage Video mund të ulë fuqinë e përdorur nga procesori për 85 për qind.


Ky funksion e ka fillimin nga Adobe Flash 10.1.

Nëse instalohet Adobe 10.2, atëherë një numër i madh i videove në shërbimin YouTube të Google mund të përfitojnë nga funksionet e ndryshme që ofron ky version.