LAJMI I FUNDIT:

Cili sistem operativ do të mbijetojë?

Cili sistem operativ do të mbijetojë?

Kompania Google gjithmonë thekson se ka vizion për të ardhmen e softuerit. Kur merret parasysh se kjo kompania padyshim bie në njërën prej kompanive më inovative kompjuterike sot, programuesit e pavarur duhet t’i kushtojnë vëmendje të madhe sinjaleve që ajo i dërgon.

Pos sistemit operativ mobil Android, në planet e veta kjo kompani ka edhe sistemin operativ Chrome, sistemin operativ për kompjuterë netbook dhe pajisjet e ngjashme i cili në parim është sistem i bazuar në shfletues.

Ky sistem operativ nuk mbështetë softuerët e instaluar në mënyrë lokale në kompjuter, por shfrytëzon atë që në terminologjinë teknologjinë kompjuterike si “cloud” për hapësirë kryesore për ruajtje të dhënave.

Se a do të arrijë ky sistem operativ të mbizotërojë Androidin apo Android do të merr epërsinë, mbetet të shihet. /Telegrafi/