LAJMI I FUNDIT:

iOS 4.3 vjen për Shën Valentin?

iOS 4.3 vjen për Shën Valentin?

Apple do të mund të fillonte shpërndarjen e versionit përfundimtar të sistemit të vet operativ iOS 4.3 për një javë, thonë burime të pavërtetuara.

Sipas thashethemeve të fundit, Apple ka për qëllim që të hënën e ardhshme të fillojë shpërndarjen e versionit përfundimtar të sistemit operativ mobil iOS. Versioni iOS 4.3 për iPhone e iPad do të duhej të del më 14 shkurt, derisa ai sjellë disa mundësi të reja.

Në mesin e më të rëndësishme është Personal HotSpot, respektivisht lidhjes deri në pesë pajisje me anë të iPhone e Wi-Fi rrjetit, e njohur si tethering.

Flitet edhe për mbështetjen për AirPlay në aplikacionet e prodhuesve tjerë dhe risi tjera më të vogla në Facetime dhe paraqitjen e reklamave iAd. Deri më tani Apple u ka ofruar zhvilluese tre versione eksperimentale të iOS 4.3. /Telegrafi/