Për çdo muaj shiten mesatarisht 20 milionë kopje të sistemit operativ Windows 7, mirëpo kjo nuk mjafton që Microsoft të mbajë pjesëmarrjen e saj aktuale në treg.
Në kuadër të rezultateve të saj të afarizmit për tremujorin e katërt të vitit të kaluar, Microsoft ka njoftuar se gjatë 15 muajve të fundit ka shitur 300 milionë kopje të Windows 7.
Ky është sistemi më i shitur operativ i Microsoftit në histori i cili prej lansimit të tij shitet me shpejtësi prej 20 milionë kopjesh çdo muaj. Krahasuar me sistemin Windows Vista, i cili në mesatare është shitur me shpejtësi prej tetë milionë kopjesh për muaj, Windows 7 po shitet më shumë se dyfish më mirë, dhe qysh tani ka tejkaluar shitjen e përgjithshme të Windows Vistas i cili ka qenë në shitje për 48 muaj.
Mirëpo, përkundër shitjes së shkëlqyeshme të Windows 7, Microsoft vazhdon që ngadalë të humbë pjesëmarrjen e vet në tregun e përgjithshëm të sistemeve operative, para së gjithash për rënies së njëkohshme të numrit të përdoruesve të versioneve të mëhershme të Windows, atyre Windows XP e Vista.
Në fakt, sipas të dhënave të cilat i grumbullon kompania Net Aplications pjesëmarrja e Windows gjatë vitit të kaluar nga shkurti në dhjetor ka rënë nga 92.12 në 90.29 për qind.
Në të njëjtën kohë, IDC vlerëson se gjatë vitit të kaluar janë shitur rreth 364 milionë kompjuterë personalë gjatë vitit të kaluar në tërë botën, që do të thotë se Windows 7 ka mbajtur rreth 69 për qind të tregut. Megjithatë, këto shifra janë dukshëm më të mira se rezultatet të cilat i ka arritur Vista, e cila më 2007 është shitur në vetëm 48 për qind të kompjuterëve, mirëpo atëbotë numër i madh i përdoruesve vendosnin t’i mbesin besnik sistemit operativ Windows XP. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit
Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë
Sony pagoi që video-loja hit të mos luhet në Xbox?
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
Vjen përgjigja e Musk, pas ndalimit të platfomës X në Brazil
Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh