LAJMI I FUNDIT:

Microsoft në iPad ofensivë

Microsoft në iPad ofensivë

Ani pse Microsoft ka paralajmëruar se versioni i radhës i sistemit të tij operativ do të mund të funksionojë në çfarëdolloj pajisjesh, derisa kjo të mos ndodhë kompania Apple ka përparësi të madhe kur merret parasysh se kompjuteri i saj tablet ka shkaktuar revolucion të vërtetë dhe gjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar është shitur në 7.33 milionë njësi.

Microsoft duhet të ndryshojë kohën deri në paraqitjen e sistemit të ri operativ, sepse mund të ndodhë që t’ia lë krejt tregun kompanisë Apple.

Mu për këtë kompania ka vendosur që të bëj përshtatje të caktuara në kuadër të Windows 7 që t’u përgjigjet më mirë kompjuterëve tablet. Kjo do të jetë gjë e vështirë dhe rezultatet nuk do ta janë të shkëlqyera, por, me sa duket, Microsoft nuk ka zgjidhje tjetër. /Telegrafi/