LAJMI I FUNDIT:

Në librarinë “Dukagjini” gjeni botimet e shkrimtarëve më të mëdhenj botëror dhe shqiptarë

Në librarinë “Dukagjini” gjeni botimet e shkrimtarëve më të mëdhenj botëror dhe shqiptarë

Më 4 maj të vitit 2000, kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, iu shtua edhe një vend i librit. E ajo është Libraria e parë kombëtare dhe ndërkombëtare “Dukagjini” e pas luftës.

Kjo librari tani ka një sfond prej më shumë se 12.000 titujve në disa gjuhë: shqip, anglisht, frëngjisht, spanisht, italisht dhe shumë gjuhë të tjera europiane dhe botërore. Numri i madh i botimeve nga shtëpia botuese “Dukagjini”, e bën edhe më të frekuentuar këtë shtëpi të librit.

Në këtë shtëpi të librit gjenden shumë gjini: beletristikë, ekonomi, drejtësi, teknologji informative, mjekësi, shkenca shoqërore, shkenca ekzakte, kulturë, art, autobiografi, monografi të ndryshme të personaliteteve botërorë dhe kombëtar si dhe libra për fëmijë nga zero deri në mosha të rritura. Në librarinë “Dukagjini” ju mund të bleni dhe të porosisni edhe vetëm një libër të vetëm!

Një kënaqësi e posaçme kur të gjendeni brenda këtij ambienti është enterieri i përbërë prej disa hapësirave dhe dy galerive të cilat ju ofrojnë një ngrohtësi të paparë të cilën e përcjell muzika e zgjedhur për secilin vesh!


Përveç librave, muzikës dhe enterierit, ju pret një staf i specializuar i cili ju ofron dhe ndihmon në përzgjedhjen e kërkesave tuaja!