Pranvera, pranverore gjithmonë vjen me dafina dhe lule kanarina. Pra, bashkë më stinën më të bukur vijnë edhe dielli, lulet, dallëndyshet, muzat...vjen vet jeta! Po, në këtë fillimpranverë, plot më gjelbërim dhe me lule manaferrë, ka ardhur edhe artistja, Dallëndyshja, Elina Duni. Ajo, sapo ka nxjerr Albumin e saj të dytë, të titulluar “Dallëndyshe”, ku ka shënuar një arritje lapidare dhe ka dëshmuar se është një super jazz (shqiptare), në përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare.
Shaqir Foniqi
Elina Duni, ose artistja që po shkëlqen anembanë, si një meteor, nëpër skenat evropiane dhe botërore, është një artiste klasi dhe emri i saj po dëgjohet e respektohet, gjithandej, larg e më larg.
E lindur në Tiranë, në pranverën e vitit 1981, Duni si një artiste e vërtetë, dinjitoze, e pjekur dhe serioze, po e mahnitë botën artistike me perlat e saja tepër unike. Duni, po i radhit sukseset, sikur gjerdanet e luleve të pranverës dhe hera- herës, ia kalon edhe vetë stinës së verës.
Këngët e saja dëgjohen më ëndje, në të gjitha kohët, në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje. Ajo është një artistë-ndjenjë dhe, mu sikur Dallënyshja, në çdo zemër e bën folenë. Ajo, fluturon e fluturon, por kurrë nuk harron të kthejë në Tiranën e saj, në Prishtinë dhe kudo e kurdo që ka mundësinë dhe gjen qetësinë.
Albumi saj i dytë vjen pas një përgatitje serioze, sepse Elina është serioze dhe dinjitoze, mu sikur një lule roze. Ashtu, sikurse kishte premtuar, ashtu edhe doli, në prill erdhi “Dallëndyshja” Duni, me Albumin e saj, që është një margaritar i ‘veshur’ me art dhe i shoqëruar me zërin e kristaltë dhe të diamant.
Elina Duni,tashmë është vlerë kombëtare dhe artistet si kjo, meritojnë urimin dhe bekimin tonë, tash e përgjithmonë. Prandaj, mirëseerdhe, Dallëndyshja jonë. Të tillë, të paçim, përgjithmonë. Ti, je vetë kurora e lavdisë dhe e krenarisë, hyjneshë e hyjnishme dhe e magjishme.
E shkolluar, e talentuar dhe e formuar, gjithandej, Elina sot na prezanton si një Ikonë, kudo në botë dhe ne, me gojën plot dhe me zemër në duar,i themi: Urime dhe Gëzuar!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024