LAJMI I FUNDIT:

Shfaqja e baletit “Your stories, my story” jepet në Austri

Shfaqja e baletit “Your stories, my story” jepet në Austri

Shfaqja e Trupës së Baletit të Kosovës, “Your stories, my story”, do të jepet gjatë muajit të ardhshëm në Austri.

“Your stories, my story” ishte dhënë premierë në fund të muajit tetor të viti të kaluar.

Për këtë shfaqje trupa ka bashkëpunuar me koreografin austriak, Darrel Toulon, transmeton koha.net.

“Your stories, my story” është balet modern, i bazuar në vuajtjet e popullit të Kosovës dhe balerinëve në veçanti gjatë luftës së fundit.


Kjo përveç që kërkon përkushtim të madh fizik, edhe aspekti emocional luan një rol të rëndësishëm, pasi secili prej tyre ka qenë pjesë e asaj ngjarjeje.