LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë aktori Hazir Myftari

Ndërroi jetë aktori Hazir Myftari

Pas një sëmundje të shkurtër, sot më 29 qershor, në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë aktori i Hazir Myftari. Lajmin e ka bërë të ditur Teatri Kombëtar i Kosovës.

Nesër, më datë 30 qershor 2014, në ora 11 në TKK mbahet akademi përkujtimore për Myftarin. Ndërsa, varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e Prishtinës më 30 qershor ora 13:00.

Myftari u lind me 10 korrik 1948 në Vushtrri. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Në vitin 1969 ishte një ndër diplomantët e parë të shkollës së lartë për aktrim në Prishtinë.

Në po të njëjtin vit u punësua si aktor në Teatrin Popullor të Prishtinës. Më 1980 diplomoi në Fakultetin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Që nga viti 1981 deri në vitin 1989, Myftari ishte drejtor i Teatrit Popullor të Kosovës.


Ai bën pjesë në mesin e aktorëve të njohur që kanë dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e artit kinematografik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori