Në kuadër të 164-vjetorit të lindjes dhe 110-vjetorit të vdekjes së Sami Frashërit, data që bien të dyja brenda muajit Qershor, Bashkia Përmet ka shfaqur në qendër të këtij qyteti dokumentarin e realizuar në Top Channel, nga gazetari Marin Mema, me titull “Sami Frashëri, historia e panjohur e dijetarit shqiptar”.
Në dokumentarin e përqendruar në Stamboll të Turqisë, ku Samiu jetoi që në rini e deri në vdekjen e tij, trajtohet e plotë figura e patriotit dhe rilindasit, kontributi i jashtëzakonshëm në fusha të ndryshme, ashtu siç zbulohet edhe figura e djalit të tij, themelues i klubit më të madh të futbollit në këtë vend, Galatasaray-t.
Në të njëjtën kohë, dokumentari ka sjellë edhe dëshmitë e pasardhësve, që ende jetojnë në Stamboll.
Me këtë rast është organizuar edhe një takim me nxënësit më të dalluar të gjimnazit “Sami Frashëri” në Përmet, ku është diskutuar për figurën dhe veprën e tij.
“Sigurisht, në çdo 25 Maj, që përkon me ditëlindjen e Naimit, ne shkojmë në pelegrinazh në Frashër. Pavarësisht se jam një administrator lokal, unë i përkas edhe grupit të politikës, e megjithatë duhet t’i shikojmë gjërat nga aspekti i administrimit, ne shkojmë e përpiqemi ndoshta pa sukses, t’i imponojmë si shoqëri politikës se çfarë duhet bërë për vëllezërit Frashëri”.
“Mendoj se ka ardhur koha të kërkohet sjellja e eshtrave të Sami Frashërit dhe familjes së tij, që prehen në varrezat e Stambollit. Të sillen siç u bë me eshtrat e dy vëllezërve të tij, Naimit më 2 Qershor 1937, dhe Abdylit më 19 Mars 1978”, tha kreu i Bashkisë së Përmetit.
“Ajo që mua më vjen keq, është raporti që ne ngremë me identitetin tonë kombëtar, raporti që ne mbajmë me figurat tona kombëtare. Ndërkohë që ato duhet të jenë lidhëza jonë, jo thjesht me të shkuarën, por edhe me të ardhmen. Ne nuk mund të pretendojmë të ngrejmë një të ardhme, pa pasur më parë dhe pa ruajtur lidhjen me të shkuarën”, u shpreh gazetari Marin Mema.
Kryetari i Bashkisë Përmet ka theksuar, gjatë fjalës së tij, se do të nisë kontaktet për të risjellë në Përmet e në Frashër pasardhësit e sotëm të frashërllinjëve, ashtu siç do të kërkohet një binjakëzim mes gjimnazit “Sami Frashëri” në Përmet dhe atij në Stamboll. /TopChannel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ç’është socializmi?

Thënie të Dante Alighierit: Djalli nuk është edhe aq i zi sa e pikturojnë!

KUJDES ME FJALËN

Ish-bujqit e prapambetur e të palarë u bënë gjyqtarë: Vuajtjet e italianëve nga komunistët jugosllavë

JO FORT E LEHTË ...

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare