Është hapur të hënën mbrëma ekspozita “Mitrovica art colony” në Mitrovicë, ku kanë marrë pjesë rreth 30 artistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, me ç’rast janë pikturuar punime me motive të ndryshme, pjesë të lagjeve të qytetit, si dhe modele me veshje kombëtare.
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, tha se shpreh konsideratën dhe mirënjohjen e tij të thellë për organizmin e kësaj ekspozite të Kolonisë së piktorëve dhe për piktorët pjesëmarrës, të cilët me qëndrimin e tyre në qytetin e bukur të Mitrovicës, i kanë nderuar qytetarët, por edhe artin e kulturën mitrovicas në përgjithësi.
“Jam i bindur se piktorët e shkëlqyer nga pothuajse të gjitha trojet tona etnike, gjatë qëndrimit në qytetin buzë Ibrit, ashtu sikur edhe më parë, janë frymëzuar nga realiteti dhe përditshmëria aktuale dhe kanë krijuar vlera të mirëfillta artistike, të cilat do i shijojmë edhe ne. Besoj se projektet e këtilla kulturore-artistike përveç që kanë për qëllim nxitjen e komunikimit kreativ përmes pikturës, ato ndikojnë edhe në zbulimin e talentëve dhe afirmimin e krijuesve të rinj, si dhe gjetjen e vlerave të reja në lëmin e pikturës dhe të kulturës mbarëkombëtare në përgjithësi”, ka thënë Kamberi.
Ndërkaq, Buron Kaceli, piktor nga Tirana, duke folur në emër të kolegëve të tij pjesëmarrës në koloni, duke shfrytëzuar maksimalisht kohën dhe duke punuar me përkushtim, tha se është hapur një ekspozitë dinjitoze për nga vlerat, pasi që krijuesit kanë sjellë eksperiencat e tyre artistike që shquhen për nga formimi i tyre dhe shkollat ku kanë studiuar.
“Në këtë mënyrë ekspozita është e pasur, jo thjeshtë për nga gjinitë artistike, si peizazhi, natyra e qetë, portreti, figura e kompozuar, kompozimi, por edhe nga këndvështrimi konceptual artistik e botëkuptimor. Nëse do të bënim një grupim për nga koncepti, mendoj se mund të dallonim tre drejtime kryesore, të cilat natyrisht nuk ndahen si me thikë, që janë artistët që e laborojnë artin tradicional shqiptar, grupimi tjetër i drejtimit konceptual, si dhe ai i artit abstrakt”, theksoi Kaceli.
Sipas tij, bukuria dhe vlera e kësaj ekspozite është larmia konceptuale, diversiteti i formimit artistik të krijuesve që me gjithë diferencat në lëminë e tyre, përbëjnë mjaft vlerë që është bashkimi i artistëve nga treva të ndryshme të hapësirës mbarëshqiptare.
Ne artistët i kemi paraprirë bashkimit kombëtar dhe duke punuar së bashku po shkojmë dita-ditës drejt rritjes së nivelit artistik”, tha Kaceli.
Ndryshe, Kolonia ka filluar më 30 maj dhe artistët kanë pikturuar kryesisht në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ndërsa në fund u ndanë mirënjohje për pjesëmarrësit në koloni. Ekspozita do të qëndrojë e hapur dy javë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ç’është socializmi?

Thënie të Dante Alighierit: Djalli nuk është edhe aq i zi sa e pikturojnë!

KUJDES ME FJALËN

Ish-bujqit e prapambetur e të palarë u bënë gjyqtarë: Vuajtjet e italianëve nga komunistët jugosllavë

JO FORT E LEHTË ...

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare