LAJMI I FUNDIT:

Ndahen çmimet prestigjioze ‘Princess Margriet’

Ndahen çmimet prestigjioze ‘Princess Margriet’

Çmimi prestigjioz i cili u ndahet çdo vit artistëve, intelektualëve dhe aktivistëve evropianë tё cilёt punojnё drejt ndryshimit shoqёror dhe drejt njё peisazhi artistik ndёrkulturor, do të mbahet edhe sot (e martë).

Me këtë rast, drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, Erzen Shkololli, është ftuar të marrë pjesë në ndarjen e Çmimeve Princess Margriet tё Fondacionit Kulturor Evropian

Çmimi ‘Princess Margriet’ ndahet qё nga viti 2008 duke vlerёsuar personat qё me punёn e tyre nё fushёn e artit, literaturёs, muzikёs, filmit, aktivizmit kulturor dhe medias sjellin ndryshime pozitive shoqёrore.

Ceremonia prestigjioze e ndarjes sё çmimit mbahet nё Bruksel me datё 18 mars kur do t’i ndahet çmimi Tatro Valle Occupato dhe Teodor Celakovskit. Nё vitin 2012 fitues i kёtij çmimi ishte Charles Esche, i cili ishte njёri ndёr kuratorёt e Ekspozitёs Muslim Mulliqi 2012.


Esche u vlerësua për punën e tij si një kurator i pavarur kyç si dhe njё zë kritik i cili ka zbuluar potencialin e muzeut si njё vend i mikёpritjes dhe shkëmbimit të mirëfilltë tё dijes. /KP/