Këngëtari lirik Gëzim Myshketa ka shënuar sukses të madh në një nga skenat e njohura operistike të Evropës. 32-vjeçari nga Durrësi, në dy javët e para të shkurtit debutoi në skenën e Teatrit Municipal të Marsejës (Francë) si një nga tre protagonistët e operës “Lucia e Lamermurit” të kompozitorit italian Gaetano Donixeti.
Shtypi i specializuar francez e vlerëson Myshketën "si surprizën e vërtetë të produksionit. Bariton i mirëfilltë, shqiptari Gëzim Myshketa, vizaton një Enriko të rafinuar e delikat dhe në të njëjtën kohë si verdian origjinal, shkëlqyer dhe i pacipë".
Gjatë një interviste dhënë "ATSH"-së pas suksesit me operën më të njohur të Donixetit, baritoni shqiptar Gëzim Myshketa tha se ndihet i lumtur për reagimin e publikut dhe kritikës franceze gjatë këtyre ditëve. Artisti durrsak, që është përgatitur në shkollën italiane të kantos, ka interpretuar edhe më parë në Francë si protagonist në operat "Semiramide", "Eliksir dashurie" dhe "Don Carlo". "Roli i Enrikos ishte mjaft impenjativ dhe entuziasmi i publikut më ka gëzuar pa masë", – shprehet Myshketa, duke shtuar se urimet me dashamirësi vëllazërore i kanë mbërritur nga artistët e mëdhenj bashkatdhetarë, Inva Mula, Ermonela Jaho dhe Josif Gjipali.
"Luçia ka pranë një vëlla brutal, në kufijtë e sadizmit, i mishëruar më së miri nga baritoni shqiptar Gëzim Myshketa. Interpretimi i tij vokal është mjaft i saktë, pa harruar aktrimin e tij fenomenal", shkruan mediat franceze pas premierës së operas. "Myshketa është pra, një bariton kaq i vlefshëm, sa do të na pëlqente ta dëgjonim më shpesh në skenat tona", shkruhet ndër të tjera në shtypin francez. Baritoni shqiptar ka debutuar në produksionin "Lucia de Lamermur", pasi ka refuzuar rolin e Scarpias në operan "Toska" në Gjermani, dhe po njëlloj i është përgjigjur edhe ftesës që ka mbërritur nga Shangai për rolin e Gerardit në operan "Andrea Chenier". "Janë dy role të papërshtatshme për moshën dhe pjekurinë time aktuale dhe kam bindjen se në një të nesërme të afërt do të kem mundësi t’i përballoj me një koshiencë më të plotë artistike", – vlerëson këngëtari lirik Gëzim Myshketa, axhenda artstike e të cilit është përcaktuar tashmë deri në vitin 2017. /GSH/BW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!

Ç’është socializmi?

DY VAJZAT E MIA
Vepra e Banksyt tërheq vizitorësh në muzeun gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët