Në oborrin e Galerisë Kombëtare të Shqipërisë, ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro – Furxhi, bashkë me stafin e saj në përbërje prej 15 anëtarë, kishin dalë për të pritur delegacionin e Kosovës të përbërë nga 20 përfaqësues të institucioneve kulturore të Kosovës dhe zyrtarë të MKRS, duke shënuar kështu takimin e parë mes institucioneve të kulturës dhe artit të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
“Kultura, hapësira jonë e përbashkët” ka pasur si titull tema e diskutimit ndërministror në takimin e paraparë të nisë në orën 11 të paradites, ka nisur me një orë vonesë.
E para ka marrë fjalën ministrja Kumbaro, me ç’rast u ka uruar mirëseardhje delegacionit nga Kosova. Ajo tha se kapërcimi i kufirit gjeografik dhe kulturor, bëhet i mundur vetëm nëse arrijmë t’i zhvendosim kufijtë tonë të brendshëm. Kumbaro-Furxhi tha se ky takim i përbashkët nuk është vetëm për deklarata, por për një projekt të përbashkët kulturor.
“Projektin tonë të përbashkët unë e ndjej si një qarkullim të vlerave të përbashkëta, shkëmbimin e përvojave në menaxhimin e institucioneve të artit, për përafrimin e ligjeve në kulturë, krijimin e itinerareve të përbashkëta në trashëgimi duke qenë e ndërgjegjshme se kjo listë është jo shteruese, të cilën unë ju ftoj ta plotësojmë sot së bashku, jo me propagandë, por me aksione”, ka thënë ministrja Kumbaro.
Ndërkaq i pari i kulturës në Kosovë, Memli Krasniqi, ka nisur fjalën e tij me ftesën për festën e 6-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, duke thënë se pikërisht këtë përvjetor do ta hapin me shënimin e hapit më të rëndësishëm të bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ky takim i sotshëm, padyshim që shënon një etapë të re për dy vendet tona dhe në përgjithësi për kombin tonë. Është e një rëndësie të veçantë për bashkëpunimin tonë kulturor, ku ka një angazhim special të dy kryeministrave tonë. Mbledhja e përbashkët e dy qeverive tona ka qenë një hap historik, nga i cili takim po konkretizohen edhe hapat në fushat e ndryshme të bashkëpunimit, në rastin e sotshëm edhe në kulturë”, ka thënë ministri Krasniqi.
Pas fjalës së dy të parëve të kulturës të Kosovës dhe të Shqipërisë, në tryezën “Kultura, hapësira jonë e përbashkët”, planet e tyre i kanë shpaluar edhe zyrtarët e institucioneve të të dyja shteteve, të cilët kanë informuar njëri tjetrin për punët që ndodhin në këto institucione, por larg mediave. Krerët e institucioneve të Kosovës bashkë me homologët e tyre kanë vizituar institucionet kulturore të Shqipërisë. Gjatë këtij ministri i Kulturës, Memli Krasniqi ka vizituar edhe varrin e artistes që ndërroi jetë pak ditë më parë, Vaçe Zelës.
Në orët e pasdites ndërkaq në ambientet e Ministrisë së Kulturës është nënshkruar protokolli i bashkëpunimit kulturor i të dy shteteve.
Protokolli i Bashkëpunimit është në vijim të zotimit të dy qeverive për “Kalendarin e përbashkët kulturor” për katër vjet. Protokolli parashikon detyrim konkret për krijimin e kalendarëve të përbashkët kulturor çdo vit, si aneks të tij. Ai nis menjëherë që në ditën e sotme me datën 14 shkurt:
– Ekspozita e Fototekës “Marubi” në bashkëpunim me Galerinë e Arteve të Prishtinës: “Objekti i lëvizshëm i një arkivi”- 14 shkurt, 2014 në Prishtinë.
– Shfaqja për fëmijë “Princesha Teuta” dhe Këngë e valle popullore dhe poezi të Qendrës Kombëtare Fëmijëve, Tiranë do të jetë në Prizren, më 17 shkurt 2014
– Në kuadër të përvjetorëve të pavarësisë së Kosovës dhe Shqipërisë, respektivisht në shkurt dhe nëntor, do të organizohen shfaqje filmash në Prishtinë dhe Tiranë, të arkivit të filmit.
– Botohet vepra e plotë e Jeronim De Radës-shoqëruar me aktivitetin promovuese në Kozencë, Tiranë dhe Prishtinë
– Do të botohet antologji e poezisë shqipe të shekullit XX, mbështetur nga të dy ministritë
– Shpallim sot angazhimin e përbashkët për mbështetjen e Festivalit të Gjirokastrës në vitin 2015.
– Në vijim të angazhimit të dy qeverive, edhe “Doku Festi” është pjesë e këtij kalendari.
– Në muajin mars për herë të parë vjen në Tiranë Trupa e Baletit dhe solistet e Teatrit të baletit të Prishtinës me shfaqjen “Dashuria që vret”.
– Gjithashtu nga Prishtina vjen shfaqja “Ballo e Diplomës”
– Angazhim konkret për përfshirjen e artistëve nga Kosova në projekte të TKOB në Tiranë
– Kalendari kulturor përfshin hapësirë të përbashkët për filmin në festivalet prestigjioze si Berlinale dhe Kanë, viti 2015
– Në muajin shtator Qendra Kombëtare e Fëmijëve do të organizojë shfaqjen në Prishtinë dhe në Tiranë “Dy trëndafila një kurorë”.
– Në artin pamor në Tiranë do të organizohet ekspozitë e Simon Shirokës.
– Në Prishtinë një ekspozitë e Realizmit Socialist.
– Konferencë vjetore një herë në Prishtinë dhe një herë në Tiranë për trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale me tematika specifike.
– Trajnime të përbashkëta nga specialistët e UNESCO-s dhe organizata të tjera.
– Trajnime nga stafi i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë për specialistët në Prishtinë.
– Pjesëmarrje e përfaqësuesve nga Kosova në aktivitetet e Agjencisë të Shërbimit Arkeologjik
– Premierë e përbashkët dhe produksion koreografik të ansamblit të këngëve dhe valleve popullore dhe ansamblit Shota ”Pazari i Korçës dhe Prizrenit”.
– Më së paku shfaqja e një premiere në Tiranë dhe Prishtinë e Teatrove Kombëtarë.
– Konferenca për dramaturgjinë në Tiranë
/Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!

Ç’është socializmi?

DY VAJZAT E MIA
Vepra e Banksyt tërheq vizitorësh në muzeun gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët