Barcamp Gjilan me edicionin #4 sjell katër artistë profesionistë për të diskutuar rreth artit bashkëkohor, regjisë / shkrimeve alternative, pikturës dhe muzikës klasike.
Duke pritur që të kemi publik shumë entuziastë e kurreshtar, ju ftojmë me plotë dashamirësi të jeni pjesë e edicionit të fundit për këtë vit.
Folësit janë:
Kushtrim Rashiti është piktor gjilanas i cili fillimet profesionale në pikturë i ka patur në Universitetin e Tetovës. Më tutje, ai ka vazhduar magjistraturën në UP për të përfunduar specializimin në vitin 2011 në CITE – Internazionale des Arts, në Paris të Francës. Përveç shkollimit, Kushtrimi ka dëshmuar shumë suksese të mëtutjeshme përmes talentit dhe përzgjedhjes se tij të veçant që bën, në temat dhe krijimet që realizon. Kushtrimi ka marrë pjesë nëpër shumë ekspozita vendore dhe ndërkombëtare ku për t’u cekur është edhe cmimi për vendin e dytë me të cilin është shpërblyer në Bruksel, në Akademinë Europiane të Arteve.
Në BarCamp Gjilan, Kushtrim Rashiti sjell disa copëza të udhëtimit të tij profesional për të ndarë ato me publikun e qytetit tonë.
Bekim Korça është artist vizuel nga Gjilani. Ai ka përfunduar studimet për Dizajn Grafik në Fakultetin e Arteve në Prishtinë në vitin 2002, si dhe studimet postdiplomike, drejtimi – Pikturë po ashtu në Prishtinë në vitin 2008. Ka realizur tetë ekspozita personale në vende të ndryshme, ndër të tjera edhe në Budapest të Hungarisë. Gjithashtu është pjesëmarrës i më shumë se 18 ekspozitave kolektive në Gjilan, Prishtinë dhe Zvicërr.
Bekimi vjen në Barcamp Gjilan si artist shumë i sukseshëm për të ndarë me ne përvojat e tij.
Blerta Halimi është violiniste profesioniste, anëtare e Filharmonisë së Kosovës dhe profesoreshë e violinës në Shkollën e Muzikës në Gjilan. Blerta që prej moshës 10 vjeçare ka filluar të luaj me violinë, dhe mjeshtërinë e saj me këtë instrument ajo e ushtron për më shumë se 18 vjet. Përgjatë këtyre viteve, Blerta ka marrë pjesë në orkestra të ndryshme si orkestra evropiane Bridges for the Future, nderkohë me Filharmonisë e Kosovës kanë performuar me dirigjent të ndryshëm të cilët janë të mirënjohur në shtete dhe kontinente të ndryshme të botës.
Në BarCamp #4, Blerta do të ndajë me ne disa nga pjesët më të ndritshme të karrierës së saj në muzikë duke na spjeguar poashtu, idetë e saj mbi muzikën klasike.
Sepse, ajo beson se “Muzika është mënyra më e pastër për të përcjell gjërat e mrekullueshme në zemër”
Erson Zymberi është regjisor dhe shkrimtar nga Gjilani i cili ka studiuar regjinë e teatrit dhe skenës në Universitetin e Prishtinës. Deri sot, ai ka drejtuar shfaqje të ndryshme për të cilat është shpërblyer me çmime të shumta nëpër festivale të regjionit. Ersoni më së shumti njihet për mënyrat alternative të qasjes dhe stilit të tij personal të krijimit në profesionin e tij.
Përveç tjerash, Ersoni është themelues dhe drejtor i teatrit RIVERSIDE dhe ish drejtor artistik në Teatrin e qytetit të Gjilanit.
Përmes RIVERSIDE, ai synon të krijoj një hapësirë eksperimentale dhe multi-kulturore për të ndihmuar artistët e rinjë dhe të talentuar të zhvillojnë talentin e tyre.
Që të kuptojmë më shumë për karrierën, idetë, konceptet dhe burimet e ndryshme që ka për të ofruar Zymberi, Barcamp Gjilan sjell atë këtë të premte, në Papakun e Vjetër.
#BCGL #4 mbështetet nga IPKO Foundation që siguron për publikun nga një pije falas, për ata që vijnë para fillimit të ngjarjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e jashtëzakonshme e Orkestrës së Grave të Aushvicit

Ç’është socializmi?

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët