LAJMI I FUNDIT:

Organizohet BarCamp Prishtina #18

Organizohet BarCamp Prishtina #18

BarCamp Prishtina për të tetëmbëdhjetën herë i sjellë kryeqytetit takimin e përmuajtshëm të komunitetit ku edhe kësaj radhe nuk do të mungojnë prezantimet interesante dhe diskutimet interaktive. Mbështetur si rëndom nga IPKO Foundation, BarCamp-i i dhjetorit shënon rikthimin e këtij aktiviteti në ambientin tradicional të kryeqytetit.

Dedikuar për gratë në shoqërinë kosovare, BarCamp Prishtina #18 do të mbahet më datë 26 dhjetor 2013 nga ora 17:30 në Teatrin ODA në Prishtinë.

Haveit ёshtё grup i katёr vajzave tё cilat shkojnё pёrtej kёnaqёsive momentale, pёrtej rregullave moraliste dhe refuzojnё tё pajtohen me gjёrat qё i servohen. Ato nuk do tё bёjnё asgjё mё shumё veçse t’i tregojnё tregimet e tyre e tonat! Në këtë grup bëjnë pjesë motrat Hana Qena dhe Vesa Qena dhe motrat Lola Sylaj dhe Alketa Sylaj. Ne BarCamp ato do të prezantojnë aktivitetet e tyre.

Blerta Zeqiri është skenariste dhe regjisore kosovare e cila ka punuar një numër filmash të shkurtër dhe të gjatë të cilët kanë marrë pjesë në festivale të rëndësishme ndërkombëtare duke fituar edhe çmime në shumë prej tyre. Në BarCamp Blerta do të ndajë përvojën e saj lidhur me rrugëtimin profesional duke filluar nga aktivitetet e para artistike, dëshirat, sfidat, e sakrificat personale për të arritur tek suksesi.


Annea Hapçiu, është e pasionuar dhe e interesuar për të kontribuar në avansimin e shoqërsië kosovare, duke krijuar, implementuar dhe udhëhequr projekte të bukura, efektive dhe të qëndureshme. Fokusi i saj është që të përdorë pasionet e saja për kreativitet, muzikë, përformancë, film, si dhe kualifikimet e saja në Ndërmarrësi dhe Marketing për të promovuar vendin e saj.

Teatri ODA është një mjedis atraktiv me bar ku mund të relaksoheni dhe të diskutoni me pjesëmarrësit tjerë. Sponzorë medial të BarCamp-it janë Telegrafi.com dhe Digjitale.com. Për ata që arrijnë me kohë do të ketë pije falas. Ngjarja mund të përcillet edhe në rrjetet sociale, ndërsa në Twitter kërkoni me hashtag #BCPRN.