Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut është dhënë filmi “Mandela” që pasqyron luftën për të drejtat e njeriut. Filmi është shfaqur nga udhëheqësit e Festivalit “Një botë”, për t’i paraprirë filmave që do të shfaqen nga 23 deri më 27 dhjetor.
Tre të rinj nga Afrika Jugore vendosin t’i kundërvihen autoriteteve të këtij shteti, duke kundërshtuar vendimin që t’ua rrënojnë kasollet e tyre.
Derisa luftojnë në mbrojtje të pronave, ata motivohen nga ish-presidenti i këtij vendi, Nelson Mandela, i cili, përveç tjerash, njihet si luftëtari më i madh i të drejtave të njeriut në botë.
Këta të rinj afrikanë arrijnë që nëpërmjet këtij kundërshtimi ta sensibilizojnë opinionin botëror për fatin e tyre, dhe më pas që ta bëjnë një organizatë e cila mbron të drejtat e njeriut në Afrikën Qendrore, duke e ndjekur në përpikëri shembullin e Mandelës.
Kjo është përmbajtja e filmit “Mandela” që të martën është shfaqur në Kolegjin “Pjetër Budi” në Prishtinë, për nder të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.
Ish-presidenti afrikan, Nelson Mandela, është njeriu që ka mbajtur më së shumti burg në botë, ndërsa dihet se në varrimin e tij kanë marrë pjesë përfaqësues nga nëntëdhjetëenjë shtete.
Filmi është shfaqur nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), nën ombrellën e së cilit së shpejti fillon të shfaqet Festivali “Një botë”.
Drejtori i këtij festivali, Rrezeart Galica, thotë se “Një botë” do të shfaqet nga 23 deri me 27 dhjetor, ndërsa shfaqja e filmit rreth dy javë para kësaj date është paralajmërim për filmat që do të shfaqen gjatë kësaj kohe.
“Në këtë festival marrin pjesë diku 30 filma, dhe për të vazhduar me debate, pas çdo filmi gjatë festivalit. Gjithashtu dua të ceku se në këtë festival kanë konkurruar afër tetëdhjetë filma, mirëpo, gjatë përzgjedhjes janë përzgjedhur vetëm tridhjetë filma që i përmbushin kriteret e festivalit”, thotë ai.
Galica thotë se temat që trajtohen në këta filma janë shumë interesante dhe trajtojnë shkeljen e të drejtave të njeriut në shumë shtete.
“Nuk është Kosova i vetmi vend ky shkelen të drejtat e njeriut”, nënvizon ai, duke sqaruar se sivjet filmat do të shfaqen në kolegjin “Pjetër Budi”, ndërsa sipas të gjitha gjasave vitin e ardhshëm filmat do të shfaqen në qytetet tjera të Kosovës.
Për rolin që ka pasur Mandela, gjegjësisht, filmin që mbanë emrin e tij, para shfaqjes së filmit ka folur veprimtari Adem Demaçi.
“Nelson Mandela ishte një pjesëtar i një shteti të robëruar, të shtypur i biri i bajraktarit të fiseve, babai i vdiq herët, në varfëri të madhe, por ka qenë një djalë i kthjelltë dhe ka mundur të bëjë diçka”, ka thënë ai.
Demaçi ka theksuar se megjithatë Kosova nuk i ka punët keq, siç i kishte dikur, kur mungonin liritë dhe të drejtat e njeriut.
“Me të gjitha të metat që kemi, me të gjitha padrejtësitë, me të gjitha vështirësitë që po kalojmë, historikisht jemi më mirë se kurrë ndonjë herë, numerikisht më shumë jemi se kurrë ndonjëherë, me të dijshëm jemi se kurrë ndonjëherë, por jo mjaftë të dijshëm sa ta kuptojmë se vetëm organizimi dhe bashkimi rreth idesë së kombit, vetëm ajo është e drejtë, vetëm ajo i jep frytet. Të gjitha bashkimet tjera, politike ideologjike, fetare, të gjitha janë provuar dhe nuk kanë dhënë rezultate”, ka thënë ai.
Ai ka porositur të pranishmit që të jenë të vëmendshëm dhe mos ta lëshojnë, siç ka thënë ai, rrugën e kombit për interesa personale, ngase vetëm për kombin ia vlen të sakrifikohesh dhe të vdesësh. /KultPlus/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e jashtëzakonshme e Orkestrës së Grave të Aushvicit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Mos mendoni për politikën, jetoni si Forrest Gumpi?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët