Në një ceremoni të organizuar në Kinemanë ABC në Prishtinë është promovuar pulla postare Bekim Fehmiu. Në eveniment kanë marrë pjesë familjarë të aktorit të shquar shqiptar, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Goci, drejtues të Postës së Kosovës, ministri i Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Maqedonisë, Tahir Hani, drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Rafis Haliti dhe artistë të ndryshëm.
Në fjalën e tij, ministri Krasniqi tha se me këtë pullë tashmë imazhi i Bekim Fehmiut do të udhëtojë gjithandej botës, ku aktori ynë ka luajtur dhe ka shëtitur, për ta promovuar edhe një herë në mënyrën më të mirë Kosovën dhe kulturën e saj.
“Pulla postare me fotografinë e Bekim Fehmiut është një veprim origjinal dhe shumë i rëndësishëm në nderimin e aktorit tonë më të shquar. Ndaj sot, është nder që të jem i pranishëm në një event si ky. Bekim Fehmiu është ikona e artit dhe kinematografisë së Kosovës. Vepra e tij, gjithë ato role e ata filma në të cilat ai ka luajtur janë një thesar shumë i çmuar për ne dhe përveç që mburremi me të ne duhet që ta nderojmë në masën dhe mënyrën që e meriton dhe patjetër të japim një shembull të një artisti të madh duke e kujtuar përherë në mënyrë që gjeneratat e ardhshme ta kenë sa më të pranishëm ndikimin e tij”, ka thënë Krasniqi.
Ai shtoi se institucionet e Kosovës po e nderojnë në mënyrën më të mirë personalitetin e Fehmiut. Duke përgëzuar postën për këtë iniciativë, ministri shprehu përkushtimin për bashkëpunim në të ardhmen në mënyrë që sa më shumë figura të artit, sportit, por edhe monumente të trashëgimisë kulturore të jenë në pulla postare.
Kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, deklaroi se në tematikën ‘kinematografia botërore’ nuk ka qenë e vështirë të përcaktohet njeriu që do të përzgjidhet.
Në emër të familjes Fehmiu, ka folur nipi i tij, Agon Fehmiu, i cili ndër të tjera ka lexuar një letër përshëndetëse të bashkëshortes së Bekim Fehmiut, Branka Petric – Fehmiu. Ajo ka falënderuar njerëzit dhe institucionet në Kosovë për respektin që po tregojnë për aktorin, duke thënë se tashmë ai është bërë një e mirë e përgjithshme.
Kjo pullë postare shënon numrin 100 të pullave të përgjithshme nga Posta e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e jashtëzakonshme e Orkestrës së Grave të Aushvicit

Ç’është socializmi?

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët