E plotësuar: Në festivalin e teatrove në Pitesti të Rumanisë, “Davila International Theatre Festival - Interfest 2013”, shfaqja “Ku… Çka?!” e Teatrit të Qytetit të Prishtinës, me regji të Elmaze Nurës dhe tekst të shkruar nga regjisorja dhe aktori kryesor i shfaqjes, Mentor Zymberaj, ka marr Çmimin e Popullaritetit.
Në konkurrencë zyrtare në këtë festival ishin 17 shfaqje nga vende të ndryshme, si Rumania, Hungaria, Britania e Madhe, Serbia, Maqedonia dhe Bullgaria.
Kjo është pjesëmarrja e shtatë e kësaj shfaqjeje në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare të teatrit. /Telegrafi/
Rumania është njëri ndër pesë anëtarët e BE-së që nuk e ka njohur Kosovën, por atë që nuk po e bën politika dhe diplomacia, po e bën arti. Me rastin e Edicionit të XVII-të të Festivalit Ndërkombëtar “Davilda International Theatre Festival – Interfest 2013”, që mbahet në Pitesti të Rumanisë nga 22-27 nëntor të 2013, në konkurrencë është ftuar të marrë pjesë edhe shfaqja e Teatrit të Qytetit të Prishtinës – “Dodona”, “Ku…Çka!?”, me regji të Elmaze Nurës.
“Ku…Çka?!” është ndër shfaqet me më së shumti repriza dhe me prezantime në festivale gjatë këtij viti. Teksti është shkruar nga regjisorja Nura dhe aktori Mentor Zymberaj, ndërsa trajton shqetësimet me të cilat përballet komuniteti artistik.
Nora, Liza dhe Sofia janë gjithnjë në pritje të një roli të madh që do t’ju sjellë famë. Jetët e tyre nuk ka kuptim pa aktrimin. Ato përgatiten, vuajnë, ëndërrojnë. Mes dëshirës së zjarrtë për profesionin që kanë zgjedhur dhe realitetit të hidhur që i kapton, mbërrin ai – Postier Simi.
Një kurorë e veçantë dedikuar “Më Madhështores”, e dërgon atë në folenë e aktoreve, pjesë e profesionit të të cilave me vite të tëra donte të ishte. Kështu, fati i bashkon katër personazhet, përvojat e tyre, historitë personale, entuziazmin, zhgënjimin, pasionin dhe dëshpërimin.
“Ku… Çka!?” është një satirë ndaj realitetit në të cilin jetojnë artistët, si dhe protestë ndaj antivlerës; është komedi origjinale që aq sa dhuron buzëqeshje, aq të bën të ndjesh dhembje për realitetin tonë shoqëror; një dramë dhe spektakël, njashtu si fati i një aktori ëndërrimtar…
Që nga premiera në “Dodona” më 25 qershor, “Ku… Çka!?” ka marrë pjesë në disa festivale duke fituar edhe çmime të rëndësishme. Ajo ishte e pranishme në Festivalin Ndërkombëtar në Klaipeda, “SHERMUKSNIS”, Lituani; Festivalin Internacional të Teatrove “Risto Siskov”, Strumicë, Maqedoni; Festivalin Ndërkombëtar të Komedisë, Kumanovë, Maqedoni; Festivali Kombëtar “Komedia-Fest”, Gjakovë; Festivali Kombëtar i Teatrit, Ferizaj (çmimi aktori më i mirë, Mentor Zymberaj); Festivali Kombëtar i Komedisë, Preshevë (çmimi për regjinë më të mirë – Elmaze Nura, aktorin më të mirë në rolin kryesor – Mentor Zymberaj, dhe aktoren më të mirë në rolin kryesor – Florentina Ademi), ndërsa më 26 nëntor do të shfaqet edhe në Pitesti të Rumanisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Kalaja e Ali Pashës dhe Vasiliqisë, atraksion për turistët në Porto Palermo

Torturat e tmerrshme që përdorën komunistët në Shqipëri

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët