LAJMI I FUNDIT:

A është më mirë këtu apo atje? (Video)

A është më mirë këtu apo atje? (Video)

Dokumentari i realizuar nga Elena Avdija, "A është më mirë këtu apo atje", shtron një pyetje të pareshtur që ju bëhet shqiptarëve në mërgim: a është më e mirë jeta në Atdhe, apo në shtetin që e kanë përvetësuar?

Filmi debutues nga Elena Avdija zhytet në thellësitë e çështjes së përkatësisë dhe identitetit përmes një sërë portretizimesh që i bëhen shqiptarëve të Kosovës nëpër Francë dhe Zvicër, shkruan Albinfo.

Dokumentari shpalos tregimet e vërteta të shqiptarëve që jetojnë jashtë, me tërë kompleksitetin që përmbajnë ato tregime. Qesharak, real dhe ndonjëherë edhe përlotues, ky është një film që s’bën ta humbni nëse ju interesojnë çështjet e vendit dhe përkatësisë, pa marrë parasysh se prej nga janë ato. /Telegrafi/