LAJMI I FUNDIT:

“Kosova” e Jusuf Buxhovit në anglisht

“Kosova” e Jusuf Buxhovit në anglisht

Pas një pune shumë intensive, këto ditë, shtëpia botuese “Jalifat Publishing” nga Hjustoni i SHBA-ve, nxori nga shtypi, të përkthyer në gjuhën anglishte, veprën historiografike “KOSOVA” në tri vëllime të Jusuf Buxhovit.

Kështu, kjo vepër, e cila brenda një viti me pesë ribotime me mbi dhjetë mijë komplete dhe 30 mijë ekzemplarë, u kthye në beseler, me botimin në gjuhën anglishte, në botë, për herë të parë nga një historian shqiptar, do të përhapë të vërtetën rreth historisë shqiptare që nga antikiteti e deri te koha jonë, e vertetë kjo e cila është e liruar nga kornizat ideologjike dhe anatema e limiteve joshkencore të imponuara nga propaganda e Beogradit me të cilat ka qenë e ngarkuar historiografia jonë deri më tash.

Botuesi ka paraparë që promovimi i “Kosovës” në anglisht të bëhet gjatë muajit nëntor në Prishtinë, për të vazhduar pastaj me promovime në Shkup dhe Tiranë. Promovimi i “Kosovës” do të bëhet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në disa qendra evropiane si dhe në Turqi.