LAJMI I FUNDIT:

Kanadezja Alice Munro fituese e çmimit Nobel për Letërsinë

Kanadezja Alice Munro fituese e çmimit Nobel për Letërsinë

Shkrimtarja kanadeze, Alice Munro, është fituesja e çmimit Nobel për letërsinë për vitin 2013. Ky çmim iu dha 82-vjeçares me motivacionin si mjeshtre e prozës kontemporane.

Shumë prej librave të saj përqendrohen në vendlindjen e saj, Huron të Ontarios, në Kanada, teksa fokusimi rajonal është një prej aspekteve kryesore të rrëfimeve të saj.

Shumë kritikë e krahasojnë peizazhin që ajo përshkruan me atë të shkrimtarëve të pjesës jugore të Shteteve të Bashkuara.

Munro është njëkohësisht edhe fituese e çmimit ‘Man Booker’ në vitin 2009. /News24/Telegrafi/