LAJMI I FUNDIT:

Vepra e Lasgush Poradecit

Vepra e Lasgush Poradecit

Vepra e plotë poetike e Lasgush Poradecit, që i përmbahet me besnikëri dorëshkrimeve të poetit dhe shënimeve të tij është promovuar në një ceremoni në qytetin e Pogradecit.

Pasi kanë vendosur kurora në monumentin e Lasgushit që shikon nga liqeni ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri, i shoqëruar nga vajza e poetit dhe autoritete lokale kanë mbajtur një ceremoni me këtë rast të hedhjes në dritë të botimit të plotë.

Vepra e plotë e pabotuar më parë i është dorëzuar bibliotekës së Pogradecit.

Botimi është mbështetur nga Ministria e Kulturës me rastin e 100 vjetorit të lindjes së poetit pogradecar. /TCH/