Një libër për Enver Hoxhën, botohet në vigjilje të 100-vjetorit të lindjes së ish-diktatorit. "Jeta e fshehur e Enver Hoxhës, 1908-1944", është një lloj monografie, për të cilën autori, Kastriot Myftaraj, ka punuar gjatë.
Është një botim në të cilin autori është munduar të sjellë diçka të fshehtë, mistike, apo të panjohur për Hoxhën, për të cilën është munduar të shfrytëzojë dokumente të tëra, arkiva të shumta, madje edhe vetë veprat e Enver Hoxhës, të cilat në këtë vepër zënë rreth 15 për qind.
"Ajo që mendoj se do ta tërheq lexuesin është interpretimi i dokumenteve të botuara, një pjesë të botuara në kohën e Hoxhës, shkrime të veta dhe pas tij flas për publikime të arkivave shqiptare dhe të huaja, kam gjetur ato fragmente që të japin dorë të interpretosh kush ka qenë Enver Hoxha, përtej atij imazhi që kërkonte të jepte dhe për ta përgënjeshtruar atë imazh. Mënyra më korrekte për ta trajtuar një figurë historike është ta citosh sa më shumë", ka thënë autori Myftaraj.
Botimi, i cili përmbledh një pjesë të mirë të fëmijërisë së hershme të ish-diktatorit, deri në vitin 1944, kur Hoxha ishte 36 vjeç, autori na sjell fakte interesante sikurse interpretimi i Hoxhës, si aktor komik në veprat e Molierit apo Bomarshesë.
Fakte për të cilat Myftaraj është mbështetur edhe në gazetën e kohës "Demokratia", që dilte në Gjirokastër, nën impulsin e Enver Hoxhës dhe të shokëve të tij, qyteti do të shijojë vepra të Molierit, Bomarshesë etj.
Në pjesën e Molierit "Doktor pa dashka", studenti Enver Hoxha luan dy role, atë të Valerit dhe atë të Thiboltit, shkruhet në të.
Sipas studimit të autorit, del se me këto interpretime si aktor komik të ish-diktatorit, ka nxjerrë edhe fitimet e para monetare.
"Enver Noxha në vitet e rinisë, luante pjesë komike dhe me to shkuan në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Përmet, në gjithë atë zonë dhe normalisht derisa thuhet se shisnin bileta, atëherë nxorën të ardhura", shton Myftaraj. /panorama/telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZogu me gruan dhe motrat në Versajë
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare
Grekët dhe romakët e lashtë, për përkatësinë ilire të Himarës
Maestro Fellini
Pikniku i guximshëm që ndihmoi në çlirimin e Evropës nga zgjedha sovjetike
Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit