LAJMI I FUNDIT:

Në Strugë filloi festivali “Këngë Jeho”

Në Strugë filloi festivali “Këngë Jeho”

Në Strugë, të enjten është hapur edicioni i 17-të i festivalit të këngëve dhe valleve popullore "Këngë Jeho", me pjesëmarrjen e shoqërive dhe ansambleve artistike nga trevat shqiptare.

Dita e parë e festivalit filloi me parakalimin e shoqërive kulturore artistike nëpër sheshin e qytetit. Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko e shpalli të hapur edicionin e 17-të, duke nënvizuar se “Këngë Jeho” tashmë është krijuar në festival mbarëkombëtarë tradicional, ku po shpalosen vlerat dhe opusi i kulturës shqiptare.

Festivali u hap me një kollazh artistik ku kishte valle, këngë dhe kostumografi ilire, ku u shpalos edhe flamuri kombëtar me përmasa të mëdha. /ina/