LAJMI I FUNDIT:

Nobelisti Solzhenitsyn ndahet nga jeta

Nobelisti Solzhenitsyn ndahet nga jeta

Alexander Solzhenitsyn, një prej zërave më të fortë kritikë ndaj tiranisë staliniste ka vdekur nga një infarkt në moshën 89 vjeçare. Në vitin 1970, shkrimtari rus u nderua me çmimin Nobel.

Alexander Solzhenitsyn ka lindur në Rusi në 1918. Ai ishte ende i ri kur pati probleme me autoritetet sovjetike për herë të parë gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur u ndëshkua me tetë vjet punë të detyruar në kampe, për shkak se e kritikonte Stalinin në një letër.

Pasi u kthye nga internimi, ai u vendos në Rusinë qendrore. Kjo koinçidoi me ndryshimet kulturore në epokën e Hrushovit. Duke përfituar nga lehtësimi i censurës Solzhenitsyn shkroi "Një ditë në jetën e Ivan Denisoviçit", një prej veprave të para që përshkruan brutalitetin e kampeve sovjetike të punës.

Gjatë viteve të pasuan kur punonte si mësues matematike, ai publikoi dy romane të mbështetura në eksperiencat personale.


Botimi në Paris i pjesëve të para të veprës, Arqipelagu Gulag bëri që Sollzhenicin të paditej për tradhti. Kjo kryevepër voluminoze e Solzhenitsynit dokumentonte se sa i gjerë ishte rrjeti i kampeve të punës.

Kundërpërgjigja e autoriteteve sovjetike bëri që Solzhenitsyn të ndiqej jashtë vendit. Ai u vendos në SHBA kur shkroi një numër veprash historike.

Teksa urrente regjimin sovjetik, Solzhenitsyn e shihte konsumatorizmin perëndimor si degradues nga ana morale.

Një prej veprave të fundit të Aleksandër Solzhenitsyn ishte një studim i gjerë i rolit të hebrenjve në historinë ruse. Duke sugjeruar se ata ishin sa viktima aq edhe keqbërës të shtypjes sovjetike, puna e Solzhenitsyn shkaktoi zemërim të madh në mesin e udhëheqësve hebrenj. /bbc/