LAJMI I FUNDIT:

“The Dark Knight” thyen rekordin në box office

“The Dark Knight” thyen rekordin në box office

Sekuenca e re e filmit të Batmanit, “The Dark Knight”, ka shitur plot 155.3 milionë dollarë tiketa gjatë vikendit, bazuar në të dhënat paraprake të distributorëve, duke vënë rekord të ri për fitimet më të mëdha treditore të fundjavës.

Fitimet e Batman kanë tejkaluar shifrën e filmit të vitit të kaluar “Spider-Man 3”, për 4.2 milionë euro dhe ndihmoi shënimin edhe të një rekordi të ri të përgjithshëm, arritjen e shifrës 253 milionë euro nga shitjet e tiketave gjatë vikendit në kinematë e ShBA-ve.

Vikendi i kaluar më i mirë ishte 218 milionë euro, i realizuar dy vite më herët, kur një kontribut të madh dha filmi “Pirates of the Caribbean: Dead Man’s Chest”.

“Spider-Man 3” udhëheq me tiketa të shitura


Krahasuar me ritjen e çmimit të biletës, filmi i ri i Batmanit është lehtas nën Spidermanin, sa i takon numrit të biletave të shitura. Mesatarja e biletës së filmit në vitin 2008 është 7.08 dollarë, krahasuar me atë të vitit të kaluar që ishte 6.88. Teorikisht kjo do të thotë se “Dark Knight” ka shitur afërsisht 21.94 milionë bileta, krahasuar me 21.96 milionë të Njeriut Marimangë.

“Mamma Mia!” në vend të dytë

Numër dy këtë vikend u gjend filmi “Mamma Mia!” ku luajnë Pierce Brosnan dhe Meryl Streep, dhe që mblodhi 27.6 milionë dollarë, i ndjekur nga filmi “Hancock”, ku luan Will Smith, që mblodhi 14 milionë.