LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon konkursi për skenarë “Nisi Masa”

Vazhdon konkursi për skenarë “Nisi Masa”

Konkursi për skenarë për film të metrazhit të shkurtër, “Nisi Masa”, do të vazhdoj deri me datën 31 korrik të këtij viti, kanë lajmëruar organizatorët e këtij konkursi nga Mitrovica për gazetën “Koha Ditore”, në Prishtinë.

Tema për këtë edicion është “Ikja” dhe sipas organizatorëve një numër i madh u skenaristëve është paraqitur në konkursin, i cili ka disa ditë që është hapur.

Nga ky konkurs, skenaristët kosovarë do të kenë mundësi që të shtyhen me skenaristë të ndryshëm nga vende të ndryshme të Evropës.

Skenari me këtë temë, pra “Ikja”, nuk duhet të jetë më i gjatë se 20 000 karaktere, kurse tre të shpërblyerit konkurrojnë më skenarë të tyre në Paris, ku mund të fitojnë edhe çmimin kryesorë.