LAJMI I FUNDIT:

Enver Petrovci me rol kryesor në “Gomarët e kufirit”

Enver Petrovci me rol kryesor në “Gomarët e kufirit”

Aktori Enver Petrovci ka pranuar të luajë në njërin prej roleve kryesore të filmit, "Gomarët e kufirit", xhirimet e të cilit pritet që të fillojnë gjatë muajit shtator.

Një burim ka thënë për telegrafi.com se në këtë film pritet që të luajnë edhe aktorët, Veton Osmani dhe Bislim Muçaj.

Ndërkohë, produksioni filmik, “Film Mission”, i cili do të xhirojë këtë film pritet të mbajë edhe një audicion për të pranuar aktorë të rinj për të luajtur në film. Audicioni do të mbahet ditën e hënë.

Në këtë film flitet për moskrijimin e kufijve, pra për një botë pa kufij, të lirë dhe demokratike.