LAJMI I FUNDIT:

63 kandidatë në garë për Oscar për filmin më të mirë të huaj

63 kandidatë në garë për Oscar për filmin më të mirë të huaj

Këtë vit, 63 vende kanë kandiduar filmat e tyre për çmimin Oscar për filmin më të mirë të xhiruar jashtë hapësirës anglofone, që është numër rekord, ka njoftuar agjencia France Press.

Në mesin e vendeve që për herë të parë kandidojnë në kategorinë për filmin më të mirë të huaj janë edhe Irlanda e Azerbajxhani.

Vitin e kaluar, për Oscar në këtë kategori, janë kandiduar 61 filma, derisa statujën e artë e kishte rrëmbyer filmi gjerman, "The Life of Others ".

Akademia do t’i bëj publike nominimet më 22 janar 2008, derisa çmimet Oscar do të ndahen më 24 shkurt në Kodak Theatre të Hollywoodit.