LAJMI I FUNDIT:

E gjithë historia e shfletimit tuaj në faqet pornografike, do të bëhet publike!?

E gjithë historia e shfletimit tuaj në faqet pornografike, do të bëhet publike!?

Pasi ta lexoni këtë artikull me siguri se ju do të mendoni dy herë para se të hyni në faqet tuaja të preferuara të internetit të cilat janë vetëm për të rritur.

Inxhinieri me përvojë në softuerë, Brett Thomas, ka zbuluar se fansat e përmbajtjes pornografike mund të përballen me zbulimin e tërë historisë së tyre të shikimit të pornografisë në të gjithë internetinm, transmeton Daily Star.

"Në çdo kohë, dikush mund të postojë në një faqe interneti histori që ua lejon njerëzve të kërkojnë për dikë me email ose me llogarinë e tyre në Facebook apo emrin e përdoruesit dhe të shohin historinë e tyre të shfletimit të internetit me përmbajtje pornografike” ka thënë Thomas.

"Krejt ajo që duhet të bëhet për të ndodhur një gjë e tillë janë dy shkelje nominale të dhënave dhe një adoleshent me iniciativë që dëshiron të krijojë kërdi online."


Thomas ka vazhduar të shpjegojë se edhe shikimi i përmbajtjes në format private që i ofrojnë shfletuesit ose në formën Incognito, sërish lë një gjurmë unike për çdo herë që ju vizitoni një faqe interneti më përmbajtje porno.

Pothuajse të gjitha faqet që ju i vizitoni, edhe ato që janë të dedikuara për të rritur marrin të dhënat tuaja, të cilat janë tepër të vlefshme për kompanitë, dhe të njëjtat ruajnë çdo vizitë tuajën. Prandaj, bëni kujdes kur bëni shfletime të tilla në internet. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
“Google Search” ka rikthyer një veçori që u ka munguar të gjithëve

“Google Search” ka rikthyer një veçori që u ka munguar të gjithëve

Teknologji
Inteligjenca Artificiale vlen 150 miliardë dollarë, por OpenAI po kërkon më shumë para

Inteligjenca Artificiale vlen 150 miliardë dollarë, por OpenAI po kërkon më shumë para

Teknologji
Apple shet tre modelet e iPhone

Apple shet tre modelet e iPhone

Teknologji
OpenAI prezantoi një model të ri: Të gjitha avantazhet dhe disavantazhet e o1

OpenAI prezantoi një model të ri: Të gjitha avantazhet dhe disavantazhet e o1

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Kalo në kategori