LAJMI I FUNDIT:

Google Play Store me pamje të re!

Google Play Store me pamje të re!

Google së fundmi e ka lansuar versionin e fundit të sistemit të saj operativ, Android 6.0 Marshmallow dhe me këtë duket se edhe Google Play Store do ta ketë një dizajn krejtësisht të ri.

Kirill Grouchnikov, një inxhinier i softuerit në Google i ka postuar disa fotografi të Play Store në Google+.

Versioni i ri do të lansohet bashkë si Google Play 6.0 dhe do të vijë me pamje të re dhe të thjeshtë, me dy seksione të vetme, njërin për lojëra dhe tjetrin për aplikacione mobile dhe argëtim.

Bashkë me dizajnin e ri do të vijnë edhe disa animacione të reja në Google Play Store.


Ende nuk dihet data e saktë e lansimit, por në postim është thënë se kjo do të ndodhë shumë shpejtë. (Telegrafi)