LAJMI I FUNDIT:

Twitter prezanton Moments

Twitter prezanton Moments

Twitter ka njoftuar se do ta lansojë një funksion të ri të quajtur 'Moments' që merr formën e një butoni brenda aplikacionit mobil zyrtar dhe që ofron një mënyrë e thjeshtë për t’i ndjekur shfaqjet televizive, lajmet sportive, si dhe ngjarjet tjera me anë të përmbajtjes së kuruar.

Moments në Twitter është në dispozicion për qasje nëpërmjet Twitter në desktop, si dhe në të dy platformat e mëdha mobile, Android dhe iOS, përmes aplikacioneve mobile.

Për fat të keq, Moments është aktualisht në dispozicion vetëm në SHBA, ndërsa Twitter ende nuk i ka shpallur ende datat kur tipari i saj i ri do të hapet në të gjithë botën, edhe pse një gjë e tillë pritet të ndodhë shumë shpejtë. (Telegrafi)