LAJMI I FUNDIT:

Gjirafa.com në ICT Innovations Conference 2015 në Ohër: “GSolver- simuluesi i intelegjencës së njeriut”

Gjirafa.com në ICT Innovations Conference 2015 në Ohër: “GSolver- simuluesi i intelegjencës së njeriut”

Puna kërkimore dhe zhvillimore e kompanisë Gjirafa, Inc., produkt kryesorë i së cilës është makina kërkimore në gjuhën shqipe Gjirafa.com është prezantuar në ICT Innovations Conference 2015 në Ohër. Me pjesëmarrjen e vendeve ballkanike dhe më gjerë, Gjirafa në kuadër të sesionit “Inteligjenca Artificiale”, ka arritur që krahas kërkuesve e studiuesve nga vendet e tjera të prezantojë punimin “GSolver - simuluesi i intelegjencës së njeriut”- lojtarin artificial të kuizeve televizive të njohura si asociacionet. E veçanta e këtij prezantimi është se për herë të parë një biznes (gjirafa.com), prezanton punën kërkimore në një konferencë shkencore, ku për dallim deri me tani puna kërkimore ka qenë ekskluzivitet vetëm i institucioneve akademike.

Ideja për të zhvilluar këtë algoritëm lindi me qëllim që kompjuteri (ne kete rast algoritmi) ta sfidoj njeriun në një lojë kuizi, pra, GSolver të simulojë inteligjencën natyrale të njeriut gjatë një loje kuizi. Qëllimi ishte që gjirafa të tregojë kompetencë në fushën e inteligjencës artificiale dhe procesimit natyral të gjuhës, dhe në këtë mënyrë t`i bëjë të njohura shërbimet e saj te përdoruesit shqipfolës të Internetit.

Rezultati praktik nga puna kërkimore e Gjirafa.com është algoritmi (GSolver) që në rastin e lojës asociacionet arrinë që nga një ose më shumë fjalë kyçe të asociuara të shpiejë deri te zgjidhja përfundimtare, që është një koncept. Pra, algoritmi është në gjendje të propozojë koncepte të reja në formë të fjalëve kyçe që janë kuptimisht të ndërlidhura me inputin, sikurse në rastin kur fjala fillestare është ‘vaji’, atëherë algoritmi në mënyrë automatike propozon fjalët asociative (dytësore), si: ulliri, kokosi apo margarina.


Suksesi i lojës asociacionet varet nga bagazhi i njohurive të lojtarit dhe nga aftësia e tij që të kuptojë dhe rikujtojë konceptet e ndërlidhura, të cilat varen në masë të madhe nga memoria njerëzore. Pra suksesi i algoritmit (GSolver) sikurse edhe i njeriut në lojën asociacionet bazohet në memorie. Ne rastin e algoritmit GSolver në vend të memories së njeriut përdoret përmbajtja e makinës kërkimore Gjirafa.com, e cila në indeksin e saj ka mbi 40 milion uebfaqe shqip, ndaj në këtë mënyrë algoritmi arrin që nëpërmes disa kërkimeve të përsëritura dhe analizës së tyre të propozojë rezultate të ndërlidhura për nga kuptimi me inputet fillestare.

Në Gjirafa.com ky algoritëm përdoret në platformën e reklamimit në Internet, Gjirafa® AdNetwork℠, ku reklamuesve (biznese), ju mundësohet që reklamën e tyre ta drejtojnë vetëm te përdoruesit që kanë interesim në fjalë kyçe (fillestare), të cilat pastaj algoritmi i zgjeron në fjalë kyçe dytësore. Përdorimi tjetër i këtij algoritmi është gjetja e imazheve me fjalë kyçe duke analizuar përmbajtjen kuptimore të tekstit për rreth imazhit në uebfaqe.

Në ICT Innovations Conference 2015 në Ohër kanë aplikuar me qindra punime, ndërkaq punimi i Gjirafa.com është futë në njëzet përqindëshin e më të mirëve, dhe është në proces të botohet në një revistë shkencore me impakt faktor. Punimin mund ta gjeni në vegëzen: http://link.springer.com/chapter/10.1007/978-3-319-25733-4_6, ne kuader te kapitullit ICT Innovations, Volumi 399 te srive "Advances in Intelligent Systems and Computing". Tridhjetë përqind te punimeve do të botohen në formatin e raporteve nga konferenca, teksa pesëdhjetë përqind janë refuzuar. Është hera e parë që pas shtatë vjetësh një punim i një institucioni joakademik ta marrë këtë vlerësim. Në këtë konferencë Gjirafa.com është prezantuar nga Dr. Ercan Canhasi, njeherit Chief Technology Officer (CTO), dhe bashkëthemelues.

Në trend Teknologji

Më shumë
OpenAI prezantoi një model të ri: Të gjitha avantazhet dhe disavantazhet e o1

OpenAI prezantoi një model të ri: Të gjitha avantazhet dhe disavantazhet e o1

Teknologji
Inteligjenca Artificiale vlen 150 miliardë dollarë, por OpenAI po kërkon më shumë para

Inteligjenca Artificiale vlen 150 miliardë dollarë, por OpenAI po kërkon më shumë para

Teknologji
Apple shet tre modelet e iPhone

Apple shet tre modelet e iPhone

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
“Google Search” ka rikthyer një veçori që u ka munguar të gjithëve

“Google Search” ka rikthyer një veçori që u ka munguar të gjithëve

Teknologji
Al mund të ndryshojë besimin në teoritë konspirative, zbulon studimi

Al mund të ndryshojë besimin në teoritë konspirative, zbulon studimi

Teknologji
Kalo në kategori