LAJMI I FUNDIT:

Dropbox arrin në 400 milionë përdorues

Dropbox arrin në 400 milionë përdorues

Dropbox sot ka zbuluar se kompania tani numëron 400 milionë përdorues të regjistruar dhe kjo shifër është rritur nga rreth 300 milionë përdorues sa kishte ky shërbim në maj të 2014.

Edhe pse kompania nuk ka zbuluar saktësisht se sa përdorues prej rreth 400 milionë llogarive të regjistruara i përkasin përdoruesve aktivë, Dropbox ka shpjeguar se ajo ka më shumë se 100.000 klient të biznesit që e përdorin shërbimin me pagesë.

Dropbox është një shërbimin për ruajtjen e të dhënave që që filloi në vitin 2008 dhe ofron mundësinë e ruajtjes së të dhënave në “re”, sinkronizimin e fajllave, hapësirën personale, dhe softuerin për klientë.

Në një intervistë të dhënë këtë javë, drejtori i Dropbox, Dreë Houston shpjegon se përdoruesit masiv të kompanisë nuk janë vetëm ata që jetojnë në SHBA, sepse rreth dy të tretat e tyre janë në SHBA, ndërsa pjesa tjetër jashtë këtij vendi. (Telegrafi)