LAJMI I FUNDIT:

Me “See First” tani do të shihni në Facebook, atë që ju dëshironi

Me “See First” tani do të shihni në Facebook, atë që ju dëshironi

Fotografitë dhe tregimet e ndryshme që paraqiten në llogarinë e juaj, diktohen nga të tjerët - varësisht se më kë shoqëroheni apo keni qasje më të madhe.

E, tash ky rrjet social është duke provuar një formë, që ju lejon juve të vendosni për atë që doni të shihni.

“See First” është ende në fazë eksperimentale – varet nëse është paraqitur tek llogaria juaj ky opsion, apo jo – si dhe, nuk dihet nëse do të jetë e përhershme.

Aktivizimi i këtij aplikacioni, bëhet duke shkuar tek llogaria e miqve që ju pëlqejnë, ku prekni opsionin “See First”, e më pas gjitha materialet nga ai, do të ju paraqiten në News Feed.