LAJMI I FUNDIT:

Shefi i SnapChat fshin cicërimat nga Twitter për ta promovuar aplikacionin e tij

Shefi i SnapChat fshin cicërimat nga Twitter për ta promovuar aplikacionin e tij

Shefi ekzekutiv i aplikacionit social Snapchat, Evan Spiegel, ka fshirë të gjitha cicërimat e tij të cilat i ka postuar ndonjëherë në Twitter, me tendencën e promovimit të aplikacionit të tij i cili fshin çdo post brenda disa sekondave.

“Ai jeton në të tashmen”, ka deklaruar ekipi i tij për gazetën Ëall Street Journal. Siç duket, Spiegel poashtu ka tentuar të bëj një deklaratë mbi rolin e fuqishëm që kanë mediat kalimtare në komunikimin e ditëve të sotme.

Spiegel ka publikuar edhe një video të shkurtë në Youtube ku spjegon se si funksionon media sociale që ai drejton.

“Gjithçka ka të bëjë me atë se si ka ndryshuar përdorimi i fotografisë. Deri tani, fotoja është përdorur për të ruajtur memorie. Kurse sot, fotot përdoren për të komunikuar. Për këtë arsye njerëzit përdorin Snapchat, çdo ditë. Kjo ka të bëj me shprehjet e aty-për-atyshme: shprehja e njerzve në momentin e caktuar.”


Snapchat është bërë shumë i famshëm kohëve të fundit, sidomos për të rinjtë nën moshën 25 vjeçare.

Së fundmi, Vodafone në Britani të Madhe ka deklaruar se rreth 75% e trafikut të mesazheve në platformën e tyre ka rënë për shkak të aplikacionit.

Në ndërkohë, që nga janari, Snapchat ka edhe opsionin Discover, si paketën e saj të re për shikimin e lajmeve dhe storieve kryesore të ditës, në platformat mediale si CNN apo Daily Mail. (Telegrafi)