Komisioni Kombëtar belg për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nisi një veprim ligjor kundër Facebook-ut, ku e akuzon rrjetin social se përgjon përdoruesit në ueb, madje monitoron aktivitetet e tyre edhe nëse nuk kanë një llogari në Facebook.
Komisioni paditi muajin e kaluar Facebook-un së bashku me homologët e tij në Gjermani, Holandë, Francë dhe Spanjë, pasi sipas tyre ky rrjet social ka shkelur ligjet evropiane të privatësisë.
“Edhe ai që refuzon të ndiqet, është i ndjekur. Facebook e di se kush janë faqet më të frekuentuara nga njerëzit, pa i lajmëruar ata, duke thyer kështu normat që mbrojnë privatësinë”, thotë kreu i komisionit, Willem Debeuckelaere.
Padia e nisur nga komisioni belg është quajtur si ‘teatrale’ nga një zëdhënëse e shoqërisë, e cila ka shprehur gjithë habinë e saj për një lëvizje që vjen pak ditë para takimit të palëve, i caktuar për të enjten e ardhshme.
“Jemi të habitur dhe të zhgënjyer që, pasi Komisioni ra dakord që të takohet me ne më 19 qershor për të diskutuar rekomandimet e tyre, ata ndërmorën veprimin “teatral” duke hedhur në gjyq Facebook-un në Belgjikë tri ditë para takimit”, deklaroi zëdhënësja e Facebook-ut, Tina Kulow.
“Edhe pse ne jemi të bindur dhe besojmë që gjetjet e Komisionit janë të pabaza, do të vazhdojmë me dëshirë të bashkëpunojmë për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave”, u shpreh Kulow. /shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMicrosoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11
Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?
Snap do e bëjë falas chatbotin e saj me inteligjencë artificiale për të gjithë përdoruesit e aplikacionit
Samsung do ta ndalojë shitjen e iPhone 5 në Evropë?
Qyteti amerikan e quan veten Google
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze