LAJMI I FUNDIT:

YouTube hyn video-lojëra, lanson YouTube Gaming!

YouTube hyn video-lojëra, lanson YouTube Gaming!

YouTube ka njoftuar se do ta lansojë shërbimin e saj të ri, aplikacionin dhe faqen e saj të re kushtuar video lojërave. Shërbimi i ri i YouTube do të quhet Gaming, dhe i njëjti do të konkurrojë me gjigantët e tjerë të video lojërave sikurse Twitch dhe Steam Broadcasting.

Twitch është shërbim në pronësi të Amazon i cili i lejon fansat e lojërave të shikojnë, ndërveprojnë me transmetimet direkte të lojtarëve të tjerë, ndërsa, Steam Broadcasting, që është më pak i famshëm i kushtohet përdoruesve të kompjuterëve personal.

Si shërbim, YouTube Gaming, që do të lëshohet fillimisht në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, do të jetë një vend unik për përdoruesit të gjejnë video lojëra, livestream, dhe personalitete të internetit.

Në mes tjerash, tiparet tjera shtesë të YouTube Gaming do të jenë edhe mundësia për stream në 60fps, DVR, konvertimin e videolojës në video të YouTube dhe shumë funksione të tjera që e bëjnë shërbimin e faqes më interesant sesa ai i shërbimeve rivale. (Telegrafi)