LAJMI I FUNDIT:

“The Interview” filmi më i shkarkuar çdokund

“The Interview” filmi më i shkarkuar çdokund

Filmi i shumë-përfolur “The Interview” ka qenë filmi më i shitur në shkarkimet e Google Play dhe YouTube Movies gjatë ditës së Krishtlindjeve.

Komedia e cila luhet nga James Franco dhe Seth Rogen, është listuar si filmi kryesor në të dyja faqet në SHBA, thuhet sipas Variety.

Popullariteti i këtij filmi e ka kaluar edhe atë të “Guardians of the Galaxy” dhe “The Maze Runner” në listat e shkarkimeve të filmave.

Sony e ka lëshuar filmin kontravers për streaming në të dy faqet e mëdha të internetit, si dhe nëpërmjet Microsoft Xbox Video dhe faqen www.seetheinterview.com, në prag të Krishtlindjeve.


Edhe disa nga kinematë e pavarura në SHBA gjithashtu kanë filluar me shfaqjen e filmit në ditën e Krishtlindjeve.

Shfaqja e filmit megjithatë ishte e kufizuar pas sulmeve të bëra ndaj kompanisë Sony nga ana e ‘Guardians of Peace’.
Grupi kishte kërcënuar me sulme kibernetike ndaj kinemave që e shfaqin filmin, duke bërë që Sony përkohësisht ta tërhiqte filmin dhe lëshimin e tij në publik.

Zhurma e krijuar rreth këtij filmi ka bërë që i njëjti të jetë më i shkarkuari edhe online, nga faqet e ndryshme me torrent. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

Teknologji
Rrjeti i PlayStation rikthehet online pas një ndërprerje

Rrjeti i PlayStation rikthehet online pas një ndërprerje

Teknologji
Google Maps është aplikacioni numër 1 në botë për navigim

Google Maps është aplikacioni numër 1 në botë për navigim

Teknologji
Google me përditësimin e ri shkatërron baterinë e telefonave Pixel 4

Google me përditësimin e ri shkatërron baterinë e telefonave Pixel 4

Teknologji
Kalo në kategori