LAJMI I FUNDIT:

Me 4.5 mld Like në ditë, Facebook mendon edhe për butonin Dislike

Me 4.5 mld Like në ditë, Facebook mendon edhe për butonin Dislike

Facebook është duke menduar të shtojë një mënyrë të re për të shprehur "mospëlqim" në postimet e publikuara në faqen e saj, deklaroi themeluesi i rrjetit më të madh social në botë, Mark Zuckerberg.

Duke folur në një seancë pyetjesh e përgjigjesh në Kaliforni, ai tha se butoni “Dislike” ose i mospëlqimit ishte një nga veçoritë më të kërkuara nga përdoruesit.

Ai tha se rrjeti social është duke u munduar ta gjejë një mënyrë e cila do të sigurojë që njerëzit të mos përulen në postimet e tyre.
Sipas shifrave të publikuara nga vetë Facebook, 4.5 miliardë "pëlqime" janë të krijuara çdo ditë. (Telegrafi)