LAJMI I FUNDIT:

Facebook at Work, faqe profesionale për punë

Facebook at Work, faqe profesionale për punë

Shumë kompani e ndalojnë qasjen në Facebook për momentin, mirëpo ju mund të keni shumë arsye produktive për tu qasur në rrjetin social, në të ardhmen e afërt.

Burimet e Financial Times thonë se gjiganti i interneti është pikërisht duke e zhvilluar një zgjidhje në këtë drejtim, përkatësisht shërbimin e quajtur "Facebook at Work," një version profesional të shërbimit që do të shërbejë për të kryer punë.

Sipas të gjitha gjasave, shërbimi do të funksionojë sikurse një faqe e zakonshme, mirëpo do të fokusohet në komunikimin e rregullt me kolegët në punë, me partnerët e biznesit apo shkëmbimin e dokumenteve.

Në sipërfaqe, kjo tingëllon si një kombinim i shërbimeve të Facebook, LinkedIn dhe Google Drive. Për momentin, Facebook nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me këtë shërbim, mirëpo merret vesh se disa nga punonjësit e saj tashmë janë duke e testuar shërbimin e ri, i cili me sa duket po funksionon për ata. (Telegrafi)


Në trend Teknologji

Më shumë
DeepSeek: Cilat vende e kanë kufizuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale ose po e vënë në dyshim atë?

DeepSeek: Cilat vende e kanë kufizuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale ose po e vënë në dyshim atë?

Teknologji
Microsoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11

Microsoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11

Teknologji
Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
Disa duan që të miturve t'u ndalohet përdorimi i YouTube për një arsye

Disa duan që të miturve t'u ndalohet përdorimi i YouTube për një arsye

Teknologji
Interneti kontrollohet nga 14 njerëz, të cilët i mbajnë 7 çelësat sekret (Video)

Interneti kontrollohet nga 14 njerëz, të cilët i mbajnë 7 çelësat sekret (Video)

OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

Teknologji
Kalo në kategori