LAJMI I FUNDIT:

Google mund të dënohet me 100 milionë dollarë për “sjellje të neveritshme” ndaj njerëzve të famshëm me foto lakuriqe online

Google mund të dënohet me 100 milionë dollarë për “sjellje të neveritshme” ndaj njerëzve të famshëm me foto lakuriqe online

Marty Singer, njeriu që përfaqëson dhjetëra njerëz të famshëm llogaritë e të cilëve janë “thyer” në iCloud, dhe fotografitë e të cilëve janë publikuar lakuriq në fund të gushtit, janë duke e nxitur një padi shumë me vlerë marramendëse ndaj kompanisë Google.

Vlera e dëmshpërblimit të kërkuar nga kjo padi thuhet se do të arrijë në 100 milionë dollarë.

Në letrën e protestës ndaj Google thuhet se sjellja e motorit më të madh të kërkimit në botë është e "neveritshme”, dhe e njëjta dënohet për veprim të ngadalshëm dhe për dështimin për të vepruar shpejt dhe me përgjegjësi për t’i hequr fotografitë lakuriqe të njerëzve të famshëm online.

Sipas palës që ankohet për veprimet e Google, thuhet se kjo e fundit, me vetëdije të plotë, dhe me qejf e bën lehtësimin dhe përjetësimin e sjelljeve të paligjshme."


Më tej Singer ka thënë se Google nuk ka qenë e shpejtë në reagimin e saj, siç parashihet në Digital Millennium Copyright Act.

Letra sugjeron se përgjegjësia e kompanisë Google ndaj figurave të famshme sikurse Jennifer Lawrence, Kate Upton, Rihanna, Arianna Grande dhe të tjerët shkon përtej thirrjes për motorët e kërkimit për “pastrim”. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
DeepSeek: Cilat vende e kanë kufizuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale ose po e vënë në dyshim atë?

DeepSeek: Cilat vende e kanë kufizuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale ose po e vënë në dyshim atë?

Teknologji
Microsoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11

Microsoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11

Teknologji
PES 2021, loja e famshme tani është plotësisht falas për tu shkarkuar!

PES 2021, loja e famshme tani është plotësisht falas për tu shkarkuar!

iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

Teknologji
Google prezanton

Google prezanton "Daily Listen" - një mënyrë e re për të marrë lajme përmes audios

Teknologji
Telefoni më i vogël në botë - madhësia e tij është se e gishtit të madh

Telefoni më i vogël në botë - madhësia e tij është se e gishtit të madh

Kalo në kategori