Organizohet gara e fotografisë Wiki Loves Monuments bashkërisht në Kosovë dhe Shqipëri
Wiki Loves Monuments (Wiki i Do Monumentet) është një konkurs ndërkombëtar fotografish të monumenteve, e organizuar globalisht nga Wikimedia këtë shtator si dhe në Kosovë dhe Shqipëri nga FLOSSK dhe Open Labs Albania.
Wikimedia është fondacioni prapa Enciklopedisë së Lirë Wikipedia – një bashkëpunim global me autor vullnetarë nga e gjithë bota.
Trashëgimia kulturore është një pjesë e rëndësishme e dijes që Wikipedia mbledh dhe shpërndan. Të gjithë mund të kontribuojnë me imazhe, apo të shkruajnë artikuj. Një imazh vlen sa një mijë fjalë, në çdo gjuhë në të njëjtën kohë, dhe entuziastët vendas mund të (ri)zbulojnë rëndësinë kulturore, historike, apo shkencore të rrethinës së tyre.
Në vitin 2012, komunitetet vullnetare të Wikipedia-s në 35 vende janë bashkuar me këtë iniciativë. Më 2014 në mbi 40 vende rreth botës, një konkurs kombëtar do të organizohet me monumentet e tyre kombëtare, partnerët, rregullat, ngjarjet dhe fituesit e tyre.
Organizatorët — FLOSSK në Kosovë dhe Open Labs në Shqipëri — të mbështetura nga Institutet për Mbrojtjen e Monumenteve të Ministrive të Kulturës të të dy vendeve dëshirojnë të promovojmë trashëgiminë dhe kulturën e tyre në të gjithë botën nëpërmjet këtij konkursi duke lehtësuar çasjen në formë digjitale në monumentet e tyre kulturore.
Çdo konkurs kombëtar do të përzgjedhë disa nga fotot e tyre fituese për konkursin ndërkombëtar. Këto fotografi pastaj do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e cila më pas do të japë shpërblime shtesë për imazhet më të mira nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.
Organizatorët e garës kanë bërë të çasshme listat e monumenteve të të dy vendeve, dhe faqen në internet me rregullat dhe shpjegime në wikilovesmonuments.al. Pas një muaji gare duke filluar nga 15 Shtatori, do të zgjedhën nga 10 foto më të mira nga të dy vendet. Këto do të dorëzohen në garën ndërkombëtare për vlerësimin e komunitetit global në Dhjetor.
FLOSSK (flossk.org) në Kosovë dhe Open Labs (openlabs.cc) në Shqipëri janë organizata jo-fitimprurëse të cilat merren mes tjerash me promovimin e qasjes së lirë në kulturë dhe njohuritë e hapura, e simbolizuara më së afërmi me Enciklopedinë e Lirë Wikipedia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDeepSeek: Cilat vende e kanë kufizuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale ose po e vënë në dyshim atë?
Microsoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11
PES 2021, loja e famshme tani është plotësisht falas për tu shkarkuar!
iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?
Google prezanton "Daily Listen" - një mënyrë e re për të marrë lajme përmes audios
Telefoni më i vogël në botë - madhësia e tij është se e gishtit të madh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze