LAJMI I FUNDIT:

Rreth 5 milionë fjalëkalime të Gmail rrjedhin online

Rreth 5 milionë fjalëkalime të Gmail rrjedhin online

Me sa duket, ka ardhur koha që përdoruesit e Gmail ti ndërrojnë fjalëkalimet e tyre, përsëri. Mirëpo, nëse fjalëkalimi juaj i Gmail ka qenë unik dhe ndryshe nga të tjerët, dhe jo standard dhe identik me atë të llogarive të tjera, atëherë nuk duhet të brengoseni shumë.

Një listë prej pothuajse 5 milionë kombinimeve të adresave dhe fjalëkalimeve të Gmail kanë rrjedhur online të martën. Mirëpo, me sa duket fjalëkalimet kanë qenë ë vjetra, dhe nuk i përkasin më llogarive të Gmail.

Me sa duket, shumica e fjalëkalimeve janë marrë nga faqet në të cilat përdoruesit kanë përdorur llogaritë e tyre në Gmail për tu regjistruar, thuhet sipas disa ekspertëve të sigurisë.

Lista fillimisht ishte postuar në një forum rus të martën në mbrëmje, dhe mediat lokale filluan raportimin e këtij lajmi, sot gjatë ditës. (Telegrafi)