LAJMI I FUNDIT:

Google bën mbi 890 përmirësime në Search

Google bën mbi 890 përmirësime në Search

Në një postim në rrjetin social Google+, drejtuesi i Google Search Amit Singhal, ka thënë se motori i kërkimit Google i ka bërë më shumë se “890 përmirësime në Google Search, vetëm vitin e kaluar.”

Në vitin 2009, Google pati deklaruar se ka arritur të bëjë më shumë se 400 përmirësime në motorin më të famshëm të kërkimit në botë, ndërsa në vitin 2010 kompania kishte bërë rreth 550 përmirësime në motorin e kërkimit.

Sipas Amit, 890 përmirësimet e bëra përfshijnë kërkimet, ndërfaqen e përdoruesit, versionet mobile të faqes, funksionet auto-complete, shërbimin Google Now dhe më shumë se kaq, natyrisht.

Në mesin e 10 përmirësimeve më të rëndësishme, Amit ka listuar funksionin auto-complete, përkthimet, trafikun dhe udhëzimet e hartave, kërkimin universal, atë personal, kërkimin me zë, komandat e dhëna ndaj Google, grafikun e dijes, dhe përgjigjet që jepen para se përdoruesi të kërkojë diçka specifike. (Telegrafi)