LAJMI I FUNDIT:

Hakerët rus kanë mbi 1.2 miliard fjalëkalime

Hakerët rus kanë mbi 1.2 miliard fjalëkalime

Hulumtuesit e sigurimit kanë zbuluar se një mafi ruse që merret me haking në internet, ka grumbulluar 1.2 miliard fjalëkalime nga shfrytëzuesit e internetit.

Sipas kompanisë me bazë në Milwaukee ‘Hold Security’ zinxhiri i këtij grupi kriminal është duke u rritur, e bashkë me të edhe informacionet e mbledhura.

Shënjestër kryesore e tyre, besohej se janë kompanitë e mëdha, por as njerëzit e zakonshëm nuk po shpëtojnë.

Hakerët që mendohet të jenë rreth 20 vjeç, për momentin nuk janë duke i përdorur të dhënat e vjedhura, por nuk dihet për qëllimin e tyre kryesor.